Në emisionin “Pardon my French”, opinionistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj, ka diskutuar në detaje për këtë format. E pyetur nga Arbri nëse ka ndier ndonjëherë keqardhje për ndonjë personazh, për të cilin në fillim kishte menduar ndryshe, Ori u përgjigj se nuk ka pasur keqardhje për asnjë personazh. Ajo shpjegoi se të gjithë pjesëmarrësit e “Big Brother” janë zhvilluar gradualisht gjatë kohës. Megjithatë, ajo përmendi se Roza ishte e vetmja personazh që i kishte bërë përshtypje të thellë që nga darka e parë kur kishin hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. Ori ndjente shumë empati për Rozën dhe e evitonte ta shikonte në sy, pasi ndjente që ajo ishte shumë e ngarkuar emocionalisht.
Burimi i artikullin: https://www.youtube.com/results?search_query=Pardon+my+French
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7Z5EW0KCV_/?hl=en&img_index=1