Në një seri postimesh në Instagram, aktivistja dhe influenceres, Beniada Nishani, ka ngritur zërin kundër urrejtjes dhe komenteve negative që përhapen në rrjetet sociale. Me hashtagun #stophate, Nishani kërkon një ndryshim në mënyrën se si ne komunikojmë në hapësirat virtuale.
Në një nga postimet e saj, ajo shpreh frustrimin për ata që shfrytëzojnë anonimitetin e rrjeteve sociale për të bërë komente ofenduese dhe të pakonstruktive. “Si mendoni ti publikojme gjithe fytyren e atyre qe na ofendojne me fjalë shumë të rënda? Se ne Facebook dhe Instagram jeni luane, por kështu live beni si pula ne kafas. Dimmi Francesco vado???” – shkruan Nishani, duke sugjeruar se ekspozimi i identitetit të atyre që ofendojnë mund të sjellë një lloj llogaridhënieje morale për veprimet e tyre.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/iambeniada/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C3vSYE8Nt4j/