Close Menu
    Të fundit

    Ankthi kronik po prek 1 në 3 të rinj nën 25 vjeç psikologët flasin për “epidemi të heshtur”

    July 18, 2025

    Studimi tregon se njerëzit që ndjekin hobi krijuese janë 50% më të lumtur se të tjerët

    July 17, 2025

    Ata që kalojnë kohë me kafshët shtëpiake raportojnë nivele më të larta lumturie dhe ulje të stresit

    July 17, 2025

    Çfarë do të thotë të jesh një turist i përgjegjshëm sot?

    July 17, 2025

    Mungesa e një ore gjumë mund të ulë përqendrimin deri në 30% Çfarë na thonë studimet

    July 17, 2025

    Paraliza e zgjedhjes: Si na bën Netflix të harxhojmë më shumë kohë duke zgjedhur sesa duke parë

    July 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumentet biometrike: Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin
    Aktualitet

    Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumentet biometrike: Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin

    April 8, 20253 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike kanë njoftuar disa risi të rëndësishme. 

    Qytetarët tashmë mund të aplikojnë online për kuponin elektronik, për kartë identiteti, pasaportë apo letërnjoftime elektronike. Kështu, qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në Postë, ata mund t’i kryejnë të gjitha pagesat online, duke bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët, duke kursyer kohë e mund. 

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili pa nga afër procesin në një zyrë aplikimi, siguroi qytetarët se tashmë kartat e Identitetit do të mund të prodhohen brenda një afati kohor të shkurtër, nga 1 deri në 3 ditë. Hoxha njofoi më tej edhe një element tjetër të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës, kjo pasi sipas ministrit, ka një standart të ri shumë afër vendeve të BE-së. 

    FaberMedia

    “Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave përsa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit (ID). Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në identiTek të aplikojnë për kuponin elektronik  dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Ne kemi edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës”, dekaroi ministri Hoxha. 

    Ndërkohë, administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.

    “Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous Article‘Dorëzohet’ Egli, i thotë Gjestit se akoma ndjen për të
    Next Article Grabitja spektakolare e furgonit me 6 milionë euro, në fund autorët i vënë zjarrin

    Të ngjashme

    Familjet dhe turistët evakuohen pas shpërthimit të përsëritur të vullkanit Sundhnúkur në Islandë

    July 16, 2025

    Shqipëria në maj thyen pritshmëritë: turistët rriten me 31.8%, bregdeti në krye të preferencave

    July 16, 2025

    Gjirokastra feston 20 vite si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

    July 16, 2025

    A na mëson shkolla për jetën reale?

    July 12, 2025

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    “Soft skills” vs. “Hard skills” – Cilat po kërkohen më shumë në 2025?

    July 10, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Horoskopi Ditor – 17 Korrik 2025

    July 17, 2025

    Video/Djali behet viral ne rrjet , refuzoi te perqafonte nenen perpara gruas

    July 15, 2025

    Dallimi mes Vetëbesimit dhe Arrogancës – Si të Ecësh në Vijën e Hollë

    July 14, 2025

    💼 10 Mësime të Vlefshme nga Dështimet në Biznes

    July 14, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.