Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar ne rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij te porsalindur.
Artisti ka bere me dije permes nje postimi prekes ne rjete sociale se djali i tij i porsalindur ka nderruar jete te merkuren ne mëngjes. Ne postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar te ishte nje lajm i gezueshem per ardhjen ne jete te vogelushit, por fatkegesisht jeta ka marre nje kthese te dhimbshme per familjen e tij.
“Disa njerez vetëm enderrojne engjej, por ne patem nderin te mbanim një ne krahët tane,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikellimin e madh që po perjetojne. Reperi thekson se keto dite kane qene teper te veshtira per te dhe partneren e tij Alba, por megjithate po perpiqen te gjejne force duke u mbeshtetur tek dashuria e ndersjellet dhe tek perkrahja e miqve e familjarëve.
Ai falënderoi te gjithe ata qe u jane giendur prane ne kete periudhe te veshtire te tyre.
