Kompanitë e influencueses së njohur italiane të modës, Chiara Ferragni, kanë pranuar të paguajnë të paktën 1.2 milionë euro (1.3 milionë dollarë) për organizatën “I Bambini delle Fate”, pasi përfundoi hetimi për rastin ‘Pandoro’, njoftoi autoriteti italian i konkurrencës (AGCM).
Autoriteti Antitrust Italian kishte nisur një hetim për shitjen e vezëve të Pashkëve me markën Ferragni në vitet 2021 dhe 2022, me paketim që dyshohej se mashtronte konsumatorët, duke i bërë të besonin se të gjitha fitimet do të shkonin për bamirësi për fëmijët e “I Bambini delle Fate”.
Sipas Autoritetit Antitrust Italian, kompanitë e Ferragnit, Fenice dhe TBS Crew, do të paguajnë 1.2 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme për bamirësinë, që ndihmon fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C8SiWmIIWYd/?igsh=MmJzNnI2d2J3amNp