Në shoqërinë tonë, ka ekzistuar një stereotip i përhapur se femrat janë më të prirura të xhelozohen në krahasim me meshkujt. Ky perceptim mund të vijë nga paragjykimet kulturore dhe pritjet shoqërore që kanë krijuar rolin tradicional të femrave si “mbrojtëseve” të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se xhelozia nuk është karakteristike e vetme e njërës gjini dhe se çdo individ mund të përjetojë ndjenjën e xhelozisë, pavarësisht gjinisë.
Në një raport për Scientific American, Christine Nicholson shpjegon se kur bëhet fjalë për dallimet seksuale në xhelozi, nuk ka të bëjë aq shumë me nivelet sesa me llojet e xhelozisë:
“Studimet nga e gjithë bota kanë raportuar se meshkujt janë më xhelozë për tradhtinë seksuale sesa për tradhtinë emocionale”, shpjegon Nicholson. “Dhe gratë janë e kundërta – ato janë më xheloze për tradhtinë emocionale sesa për tradhtinë seksuale.”
“Ekspertët shpesh mbështeten në një shkak evolucionar për këtë dallim gjinor: burrat nuk mund të jenë kurrë të sigurt se janë babi-babi dhe gratë janë më të shqetësuara për të siguruar një baba vërtet besnik për t’u kujdesur për fëmijët.”
Nje studiues tha, tha: “Burrat janë më xhelozë sesa pretendojnë. Ata priren të fshehin ndjenjat e tyre. Në fakt, ata mund të vrasin.” Ai shkurtimisht e përkufizoi xhelozinë si “një përzierje emocionesh që mund të përfshijnë zemërimin, frikën, pikëllimin dhe ndjenjat e tradhtisë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/couple-walking-down-the-stairs-in-santorini-greece-17034833/