Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ka zbuluar se bashkëshorti i saj, Ergysi, ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke udhëtuar me kamion.
Gjatë një interviste në emisionin “Top Arena” në Top Channel, Françeska ka treguar se bashkëshorti i saj dhe këngëtari i njohur Bardhi kanë udhëtuar së bashku me kamion drejt Anglisë. Moderatorja Alesia Bami e pyeti: “A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, por Bardhi u kthye ndërsa Ergysi jo?”.
“Po, kjo është e vërtetë. Bardhi pati fat të keq, çfarë të bëjmë, shumë fat të keq ka ky Bardhi,” u përgjigj Murati, duke hedhur edhe kunja për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur konflikte të vazhdueshme gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP3”.