Një ngjarje e papritur ndodhi këtë të hënë në shtëpinë e “Ferma VIP”. Një dron u shfaq mbi shtëpinë, duke sjellë surprizën për Valerin.
Shkrimi në dron ishte një urim nga stafi i burgut të Reçit, ku Valeri punon si mjek.
“Forca Valer nga Emanuel K. dhe krejt burgu Reçit jemi me ty”, ishte mesazhi që droni barti.
Kjo surprizë emocionoi shumë Valerin, i cili u shfaq i ndjeshëm ndaj këtij gjesti të mrekullueshëm.