Klaudia Pepa u ftua në programin italian “Verissimo”, ku ndau detaje nga jeta e saj private. Në një moment të intervistës, ajo tha se kishte menduar për të lënë karrierën e saj pasi babai i saj ishte në gjendje të rende shëndetësore. Megjithatë, ishte mamaja e saj që e inkurajoi dhe i dha forcën për të vazhduar përpara. “Jam shumë e trishtuar sepse babai im nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht mendova të braktisja gjithçka dhe të kthehesha në Shqipëri, por më pas ishte mamaja ime që më inkurajoi dhe më tha: ‘Jo, duhet të vazhdosh përpara’.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/klaudiapepa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C0G_zJ5I_YC/?img_index=1