Në Kinë, një kompani e njohur për politikat e saj progresive, Pang Donglai, ka prezantuar një nismë të re të quajtur “leje për pakënaqësi”, që u jep punonjësve të drejtën për të marrë deri në 10 ditë pushim shtesë kur nuk ndihen mirë emocionalisht. Qëllimi i kësaj nisme është të përmirësojë mirëqenien mendore dhe të promovojë një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.
Kjo leje nuk mund të refuzohet nga menaxhmenti dhe vjen si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të krijuar një ambient pune më të shëndetshëm dhe mbështetës. Politikat e tjera të kompanisë përfshijnë ditë pune 7-orëshe, fundjava të lira dhe 30-40 ditë pushim vjetor. Themeluesi i kompanisë, Yu Donglai, ka kritikuar kulturën e orëve të zgjatura të punës, duke e quajtur atë të dëmshme dhe joetike.