Në një intervistë në studion e “Wake Up”, Klodi, ish-futbollisti i Kombëtares, shprehu dashurinë dhe respektin e tij për ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre pas divorcit.
Ish-futbollisti shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.
Klodiani u shprehe se: “Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”
Gjithashtu, Klodi hodhi poshtë dyshimet për dhunë ndaj ish-gruas së tij dhe deklaroi se çdo akuza në këtë drejtim është e pavërtetë. Ai shtoi se një nga motivet e tij për të marrë pjesë në intervistë ishte që të tregonte vërtetësinë e tij, duke dëshiruar që të gjithë ta njihnin atë për personin që është dhe të bënte vajzën e tij krenare për të.
Burimi i artikullit: https://top-channel.tv/2024/01/22/kam-perseritur-fjalet-e-rozes-klodian-duro-shpjegon-ironine-ne-bbv-dhe-i-drejtohet-ish-gruas-kam-dhimbje/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/welcome__to_albania_/p/C2LbObzNhj8/