Modelja Emina Çunmulaj ka njoftuar në llogarinë e saj në Instagram se ka pësuar një aksident të vogel por e ka detyruar ate te paraqitet ne spital. Ajo tregon se vajza e saj, Mia, 5-vjeçe, e ka goditur atë në pjesën e poshtme të kurrizit, duke shkaktuar një dhimbje të fortë. Situata është e pazakontë në mënyrën se si ndodhi, ndërsa Emina ka përdorur fjalë të përziera për të përshkruar atë si dramatike dhe humoristike njekohesisht.
“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Siç mund ta shihni edhe nga sytë mi pasi nuk kam mundur të fle. Dje në mbrëmje, vajza ime Mia, vrapoi sipër meje ndërkohë që unë isha ulur dhe më goditi në pjesën e poshtme të kurrizit. Kam qenë në një dhimbje të tmerrshme dhe akoma jam. Kur jam shtrirë ndihem më mirë por kur filloj të lëviz dhimbja përkeqësohet. Dhimbja ka qenë e papërshkrueshme”, thotë Emina në një video.
Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/3276657169746888160?utm_source=ig_story_item_share&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C0NNICKLADF/?img_index=1