Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda po planifikojnë të zgjerojnë familjen e tyre. Ata kanë dy fëmijë, Mateo dhe Reina. Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, Juli zbuloi se kanë plane për një fëmijë të tretë. Kur u pyet nëse do të bënin një fëmijë të tretë pas fitores, ai me humor tha se “po punojnë” për këtë dhe theksoi se ardhja e një fëmije nuk mund të planifikohet saktësisht. Ai shtoi se fëmija do të ketë vendin e vet në familje dhe do të vijë kur të jetë e shkruar.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=oUB5goprpq4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cw5b2y7ND07/