Teksa ishin bashkë në oborrin e shtëpisë, Julian dhe Jetmir e pyetën Heidin për arsyet e pas zgjedhjeve të saj në nominimet e fundit, ku ajo kishte qenë në rolin e liderit të shtëpisë. “A ishe e irrituar me ato që ke nominuar apo mendove se është koha që ai grup të ndahet?” – e pyetën ata, ndërsa Heidi u shpreh se në atë moment ishte vërtetë e mërzitur. “Po, isha e mërzitur, me të vërtetë e mërzitur… por tani që e shikoj, gjërat kanë rënë në vend,” – u përgjigj ajo. Ndërkohë, ju kujtojmë se të nominuarit për nesër janë: Ledjona, Vesa, Françeska dhe Roza.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/reel/C40YFwFMdtK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=081d24bd-5b8e-4402-82c4-ffdfb4d2f3fa