Sara Gjordeni ka shprehur një reagim të ashpër ndaj dy gazetareve të “ORA News” pas komenteve të tyre në lidhje me shtatzëninë e saj gjatë një emisioni. Në një seri postimesh në “Instastory”, ajo i ka cilësuar diskutimet e tyre si bullizuese dhe ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ligjore kundër tyre.
“Dëgjojeni me vëmendje sa të neveritshme mund të jenë disa gratë shqiptare ndaj meje në këto momente. Jeni në kundërshtim me ligjin! Sa të neveritshme!”, ka shkruar Sara në një postim.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/saragjordeni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CzrsPjBtVHP/