Finalja e edicionit më të përfolur shqiptar të momentit, “Big Brother VIP 3”, u mbajt më 25 Maj në Top Channel. Ky reality-show, i mbushur me emocione, surpriza, dashuri, arritje, dhe momente të çmendura, u karakterizua nga transparenca e lartë. Në përfundim të edicionit të tretë, fituese u shpall Egla Ceno.
Pas përfundimit të edicionit, ish-banorja Françeska Murati është shfaqur sërish në ambientet e Top Channel. Duket se Françeska do të jetë pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” në emisionin “E Diell”.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/franceska_murati/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C719-dntw-ylYf0LdL6bRtwWj547zbtpdbiZJE0/?img_index=1