Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të rëndë rrugor që pësoi disa ditë më parë në Dibër.
Përmes një postimi në Instagram Story, Ledjona shprehet falënderuese ndaj Zotit që shpëtoi nga aksidenti, ndërsa thotë se do të rikthehet sërish ashtu sikur se ka qenë më parë me buzëqeshje dhe plot ngjyra.
“Unë do rikthehem gjithmonë kështu .Faleminderit ZOT! Faleminderit për qindra mesazhe nga ju .Lutem të ringrihem shumë shpejt ,1MIn herë faleminderit që keni qënë pranë në ditët e mia më të vështira. Ju dua me zemër”, ka shkruar Ledjona në Instagram.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme aktorja Egla Ceno i uroi Ledjonës shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa konfirmoi zërat në media për aksidentin e gazetares.