Florian Binaj ka qënë i ftuar në “podcast-in” e ralizuar nga Eugent Bushpepaj dhe Renis Gjoka. Floriani ka folur për largimin e tij nga emisioni i humorit “Portokalli”.
Floriani shprehet se: “Erdhi një pikë që shumë prej nesh jo vetëm unë, u bëmë më të mëdhenj se spektakli, mirëpo 4 vitet e fundit, erdhi një frymë shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërësisht. Pra ai nuk të shihte si vlerë por si kosto. Sa na kushton ta kemi këtë. Kjo teknikë mund të qëllojë në një biznes tjetër, por jo në një televizion që ka promovuar vlerat më të mira dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirët jo më të dobëtit. Filluan të mernin njerëz nga rruga, të paaftë, ti jepej më shumë hapësirë atyre. 60-65% të shfaqjes, roleve, i shkruaja unë”.
Më posht është intervista e plotë e Florianit.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=F1amKg9KsUo&t=2s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/florjanbinaj?igshid=ZWFxaXgxdnB4b3U5