Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, Koreografi Albi Nako ka rrëfyer se aktualisht është në një lidhje me një balerinë nga Shkodra, por nuk ka zbuluar emrin e saj. Ata bashkëjetojnë, dhe kur u pyet për bisedën e fundit me partneren, Albi pohoi: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe nëse do të ishte beqar, nuk do të krijonte një lidhje romantike në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Ndërsa iu pyet në lidhje me mbështetjen e ish-partneres Klaudia Pepa, Albi nuk e kishte në dyshim dhe shprehu se ata kanë një respekt reciprok. “Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë ndjej respekt për të, dhe besoj se edhe ajo ndjen respekt për mua, pasi kemi zhvilluar një marrëdhënie profesionale.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=sJw3k_XRxak
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BjkIQaxn1NT/