Close Menu
    Të fundit

    Siguria rrugore për fëmijët, masa të reja para fillimit të vitit të ri shkollor

    August 27, 2025

    Si të Ndërtosh një Brand Personal nga Zero

    August 27, 2025

    “Babai pesoi infarkt ne Vlore por nuk mori trajtimin e duhur”, Jori Delli ndan lajmin e trishte

    August 26, 2025

    Nga shtatori, ndryshime të mëdha në sallonet e thonjve: ndalohet manikyr xheli

    August 26, 2025

    Jetesa “e shpejtë”: A dimë ende të ndalemi?

    August 26, 2025

    Vetmia në epokën e lidhjeve të shumta

    August 26, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Showbiz»Festoi ditelindjen nje dite me pare, ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa
    Showbiz

    Festoi ditelindjen nje dite me pare, ndahet nga jeta aktorja Margarita Xhepa

    April 3, 20252 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Aktorja e njohur shqiptare Margarita Xhepa, një ikonë e teatrit dhe kinemasë, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi i trishtë ka lënë pas një boshllëk të madh në kulturën shqiptare.

    Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934 dhe gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme, e cila përfshinte mbi 180 role, ajo arriti të bëhej një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të artit shqiptar. Ajo ka luajtur 150 role në teatër dhe 32 në filma, duke u vlerësuar gjithmonë si një nga “Zonjat e Mëdha” të skenës dhe ekranit shqiptar.

    Në vitin 2003, Xhepa u nderua me titullin “Nderi i Kombit”, një vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë. Ajo gjithashtu mbante titullin “Artiste e Popullit” dhe kishte lënë një ndikim të thellë në çdo brez që ka ndjekur punën e saj.

    FaberMedia

    Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën” etj.

    Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit.

    Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleOlsi Bylyku kështu po e komenton rrugëtimin e Eglit në ‘BBVA’
    Next Article Burrat e martuar kane 3 here me shume gjasa te shendoshen

    Të ngjashme

    “Babai pesoi infarkt ne Vlore por nuk mori trajtimin e duhur”, Jori Delli ndan lajmin e trishte

    August 26, 2025

    Lulu & Luana Vjollca dhurojnë 10 fustane për 10 ditët e ardhshme! Ja sesi ta beni tuajin…

    August 23, 2025

    Moda e re në Brazil: ‘Biberoni për të rritur’ pushton rrjetet sociale, Neymar mes të apasionuarve

    August 23, 2025

    Nderron jete djali i Marinit, rreperit shqiptar

    August 22, 2025

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025

    Luana Vjollca – “It Girl” që po shkruan rregullat e reja të modës shqiptare me “Lulu by Luana”

    August 4, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Jetesa “e shpejtë”: A dimë ende të ndalemi?

    August 26, 2025

    Fëmijët dhe ekranet: Ku është kufiri mes dobisë dhe dëmit?

    August 26, 2025

    🎧 Kur Beat-i Modern Takon Traditën: Muzika si Identitet i Rinisë

    August 25, 2025

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.