Close Menu
    Të fundit

    1 në 3 gra thonë se pendohen që zgjodhën karrierën në vend të familjes

    July 15, 2025

    Video/Djali behet viral ne rrjet , refuzoi te perqafonte nenen perpara gruas

    July 15, 2025

    Dallimi mes Vetëbesimit dhe Arrogancës – Si të Ecësh në Vijën e Hollë

    July 14, 2025

    💼 10 Mësime të Vlefshme nga Dështimet në Biznes

    July 14, 2025

    🌍 Brezi Z në Ballkan: Çfarë i Motivon dhe Çfarë i Shqetëson?

    July 14, 2025

    🧠 5 Strategji për të Përmirësuar Fokusin dhe Vetë-Disiplinën

    July 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Festivali “Moisiu”, festë e Teatrit Shqiptar
    Aktualitet

    Festivali “Moisiu”, festë e Teatrit Shqiptar

    November 18, 20232 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” do të mbahet në datat 20-27 nëntor në Tiranë.
    Ky ballafaqim veprash, ku dominojnë ato të gjuhës shqipe, edhe si mënyrë për ta promovuar sa më shumë, ka nisur vitin e kaluar me iniciativën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.

    Në fjalën e tyre, drejtuesit e teatrove tona, Adem Karaga (Teatri Shqiptar i Shkupit), Altin Basha (Teatri Kombëtar i Shqipërisë) dhe Kushtrim Sheremeta (Teatri Kombëtar i Kosovës) theksuan rëndësinë e këtij festivali për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve tona në fushën e teatrit, ekipeve të brezave, atyre më të rinj dhe më me përvojë, shijeve estetike, takimeve dhe debateve me fokus përmirësimin.
    Shfaqjet e festivalit do të kenë hyrje të lirë për spektatorët, për t’u dhënë mundësinë secilit të ndjekin nga afër punën e regjisorëve, aktorëve, skenografëve, kostumografëve, kompozitorëve.
    Gjatë takimit të parë në vigjilje të këtij festivali u shpallën edhe anëtarët e jurisë. Vendi pritës, Shqipëria ka një anëtare jurie, aktoren Yllka Mujo, ndërsa miqtë, nga dy anëtarë. Teatri Shqiptar i Shkupit ka angazhuar aktorin Dritëro Ame dhe gazetaren e publicisten Diana Toska, ndërsa Teatri Kombëtar i Kosovës, aktorët Armond Morina dhe Shengyl Ismaili. Edicioni i dytë i “Moisiu-t” do të mbyllet me bashkë prodhimin e tri teatrove, “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçi dhe regji nga Ilir Bokshi. Kjo shfaqje është jashtë garës.
    Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm, në Prishtinë.

    Çmimet që do të ndahen në festival janë si më poshtë:

    FaberMedia

    Shfaqja më e mirë
    Regjia më e mirë
    Aktori më i mirë
    Aktorja më e mirë
    Aktori i dytë më i mirë
    Aktorja e dytë më e mirë
    Aktori i ri ose aktorja e re më e mirë
    Skenografia më e mirë
    Kostumografia më e mirë
    Kompozitori ose kompozitorja më e mirë
    Çmimi i dramës shqipe
    Çmimi i karrierës

    Burimi i artikullit:

    teatri shqiptar
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleShawn Mendes tregon trupin gjatë vrapit në Los Anxhelos
    Next Article Vajza e Sylvinho më krenare se kurrë për të

    Të ngjashme

    A na mëson shkolla për jetën reale?

    July 12, 2025

    💸 Kriptovalutat: Investim i zgjuar apo rrezik i lartë?

    July 11, 2025

    “Soft skills” vs. “Hard skills” – Cilat po kërkohen më shumë në 2025?

    July 10, 2025

    Trafik prostitucioni në Tiranë, goditet rrjeti me vajza nga Kolumbia e Panamaja

    July 9, 2025

    Italia drejt miratimit të kastrimit kimik për përdhunuesit dhe abuzuesit seksualë të fëmijëve

    July 8, 2025

    Tragjedi në Shkodër: kapiteni përpiqet të shpëtojë dy turistë, mbytet vete

    July 8, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Video/Djali behet viral ne rrjet , refuzoi te perqafonte nenen perpara gruas

    July 15, 2025

    Dallimi mes Vetëbesimit dhe Arrogancës – Si të Ecësh në Vijën e Hollë

    July 14, 2025

    💼 10 Mësime të Vlefshme nga Dështimet në Biznes

    July 14, 2025

    🌍 Brezi Z në Ballkan: Çfarë i Motivon dhe Çfarë i Shqetëson?

    July 14, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.