Reperi me prejardhje shqiptare, Sin Boy, u sulmua fizikisht nga dy persona të maskuar gjatë një transmetimi live në Tik Tok nga një berberhane. Sulmuesit, të cilët ishin veshur në të zeza, e rrahën atë me një stol derisa ai ra në dysheme. Punonjësit e berberhanes u munduan të intervenonin për të ndalur sulmuesit. Pas sulmit, agresorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa Sin Boy u ngrit, duke u marrë menjëherë me rregullimin e flokëve të tij.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/reel/C5El0Xeqno1/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aeb008cb-b23d-460e-b3a5-b75f8ff77fed
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5EtA9EsHc3/