Egesta Mjekiqi, bashkëshortja e Meriton Mjekiqit, ka përdorur përsëri platformën e saj në Instagram, përmes një Instastory, për të shprehur një reagim në lidhje me situatën e djalit të tyre. Ajo ka bërë një kërkesë të hapur për gazetarët për të mos publikuar më foto të djalit të tyre. Egesta gjithashtu ka theksuar se përdorimi i imazhit të Loarit në media nuk do të lejohet dhe se ajo do të ndërhyjë ligjërisht nëse kjo gje vazhdon. Ajo ka theksuar se kujdestaria e Loarit është e saj dhe nuk do të lejojë që imazhi i tij të përdoret në media si pjesë e show të tilla si Big Brother.
Për të gjitha portalet, gazetat dhe TV Shows, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë. Dje pashë prapë një foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/censurohet. Përndryshe do të marr masa ligjore. Ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe ta përdorni për show.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/egestaaaa/
Burimi i fotos: