Close Menu
    Të fundit

    Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA – kjo është gjendja e tij

    August 28, 2025

    Ditmir Bushati, lektor në universitetin më prestigjioz në botë

    August 28, 2025

    Siguria rrugore për fëmijët, masa të reja para fillimit të vitit të ri shkollor

    August 27, 2025

    Si të Ndërtosh një Brand Personal nga Zero

    August 27, 2025

    “Babai pesoi infarkt ne Vlore por nuk mori trajtimin e duhur”, Jori Delli ndan lajmin e trishte

    August 26, 2025

    Nga shtatori, ndryshime të mëdha në sallonet e thonjve: ndalohet manikyr xheli

    August 26, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Ditmir Bushati, lektor në universitetin më prestigjioz në botë
    Aktualitet

    Ditmir Bushati, lektor në universitetin më prestigjioz në botë

    August 28, 20253 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të largohet nga Shqipëria për t’iu bashkuar Universitetit të Harvardit, ku është “rekrutuar” për një angazhim akademik.

    Bushati ka bërë të ditur se gjatë këtij viti akademik do të jetë pjesë e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Harvard, ku do të marrë pjesë në projekte kërkimore dhe do të zhvillojë një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studiues. Fokus i punës së tij do të jetë roli i marrëdhënieve SHBA-BE në forcimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.

    “Ky është një moment jashtëzakonisht sfidues, pasi shfaqet një hendek i thelluar: nevoja për bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së në rajonin tonë mbetet e lartë, ndërkohë që mundësitë për bashkëveprim ndërmjet tyre po zvogëlohen. Prandaj, është e rëndësishme të analizohen politikat, instrumentet dhe modelet e bashkëpunimit SHBA-BE në Europën Juglindore, në funksion të një agjende transformuese dhe forcimit të projektit europian për rajonin”, shkruan Bushati.

    FaberMedia

    Reagimi i plotë:
    Universiteti i Harvardit 🇺🇸 është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore 🏫🎓🪐
    Kam patur fatin të jem dy herë në Harvard. Si ministër, ku kam mbajtur një fjalë me studentët për sfidat me të cilat ndeshet Europa Juglindore, dhe më herët si pjesëmarrës i një programi ekzekutiv për negociatat.
    Është nder dhe kënaqësi për mua, që kësaj radhe t’i bashkohem Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik, duke u angazhuar në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studjues, mbi rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.
    Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, e themeluar në 1958 nga Henry Kissinger dhe Robert Boëie, është institucioni më i madh i kërkimit në Universitetin e Harvardit lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare.
    Ajo është pikë takimi e akademikëve dhe njerëzve të praktikës nga e gjithë bota, duke pasqyruar në këtë mënyrë një angazhim të hershëm për të lidhur në jetë studimet me praktikën. Kësisoj, e konsideroj një eksperiencë të vyer pasi jo vetëm do të kem mundësi të kontribuoj bazuar në përvojën time, por edhe të mësoj nga të tjerët.
    Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ka pësuar goditje të fortë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit të ripërtërirë në Lindjen e Mesme. Për rajonin tonë, pasojat janë të qarta, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe çështjet e pazgjidhura të shtetësisë. Mirëpo momenti aktual është tejet sfidues pasi ekspozon një hendek: nevoja për bashkërendim SHBA-BE në rajonin tonë vijon të jetë e madhe, ndërkohë që hapësira për bashkëpunim mes tyre duket se po ngushtohet. Ndaj është e rëndësishme të shqyrtohen politikat, instrumentet dhe modelet e bashkëpunimit SHBA-BE në Europën Juglindore, në funksion të një agjende transformuese dhe konsolidimit të projektit europian të rajonit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleSiguria rrugore për fëmijët, masa të reja para fillimit të vitit të ri shkollor
    Next Article Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA – kjo është gjendja e tij

    Të ngjashme

    Siguria rrugore për fëmijët, masa të reja para fillimit të vitit të ri shkollor

    August 27, 2025

    Nga shtatori, ndryshime të mëdha në sallonet e thonjve: ndalohet manikyr xheli

    August 26, 2025

    Vetmia në epokën e lidhjeve të shumta

    August 26, 2025

    “The New York Times” artikull vendit tonë: Shqipëria e shfrytëzon momentin e saj në diell

    August 25, 2025

    💻 A Mund të Bëhet Shqipëria një Qendër Digjitale e Ballkanit?

    August 25, 2025

    Fillon sot shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit parauniversitar

    August 25, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Jetesa “e shpejtë”: A dimë ende të ndalemi?

    August 26, 2025

    Fëmijët dhe ekranet: Ku është kufiri mes dobisë dhe dëmit?

    August 26, 2025

    🎧 Kur Beat-i Modern Takon Traditën: Muzika si Identitet i Rinisë

    August 25, 2025

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.