Gazetarja Sonila Meço ka përjetuar një humbje të dhimbshme, ndarjen nga jeta e babait te saj. Lajmi i trishtë u bë publik fillimisht nga moderatorja e “Ferma VIP”, Fjoralba Ponari, ndërsa diskutohej për mungesën e Sonilës në spektaklin e fundit.
Sonila Meço ka shprehur dhembjen e saj në rrjetet sociale, ndarë lajmin e humbjes së babait me ndjekësit e saj.
“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pickoka acid në stomak. Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti j ka nisur fluturimin e paqtë.” – shkruan Sonila.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/sonilameco1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5RTK3fNxAc/?img_index=1