Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pozitat seksuale më të preferuara nga çiftet në 2025

    December 27, 2025

    Çfarë ndodh nëse nuk kryeni marrëdhënie për një kohë të gjatë? Përgjigja e shkencës!

    December 27, 2025

    Si t’i bëni festat magjike për fëmijët pa shpenzuar shumë!

    December 27, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    “Dëgjova disa zhurma” Nëna e filipinezit pranon gjithçka, rrëfen se çfarë dëgjoi natën e krimit

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”. Me këtë fjali nis rrëfimi i rëndë i Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinas që akuzohet për vrasjen makabre të të resë shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që ka tronditur Italinë dhe më gjerë.

    E pyetur nga autoritetet italiane, fillimisht Manlapaz pretendoi se nuk kishte dëgjuar asgjë, pasi ishte në gjumë në momentin e krimit. Por pas katër orësh marrje në pyetje, ajo ndryshoi dëshminë. Nën presionin e provave, ajo pranoi se kishte ndihmuar të birin në pastrimin e vendit të krimit.

    “Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, deklaroi ajo për hetuesit.

    Vrasja ndodhi në banesën e Mark Samson në Via Homs, Romë, ku viktima, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, u godit me thikë në fyt për vdekje. Trupi i saj u zhduk për disa ditë, derisa u gjet i braktisur brenda një valixheje në një zonë shkëmbore rreth 40 kilometra larg kryeqytetit italian.

    Pikërisht këtu përfshihet edhe roli i nënës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, ajo nuk ka ndihmuar vetëm në pastrimin e gjurmëve të gjakut brenda apartamentit, por mund të ketë bashkëpunuar edhe në fshehjen e trupit. Hetuesit po analizojnë mundësinë që ajo ta ketë ndihmuar djalin në mbështjelljen e trupit me një qese të zezë dhe transportimin e tij në valixhe, në vendin ku u gjet.

    Dëshmia e nënës është mbështetur nga të dhënat e qelizave telefonike dhe analizat e ADN-së, të cilat tregojnë praninë e saj në pjesë të ndryshme të banesës ku janë zbuluar gjurmë gjaku.

    Në rrëfimin e saj, Manlapaz ka pohuar se nuk e kishte pranuar marrëdhënien e të birit me Ilariën, duke theksuar se ajo nuk i përshtatej traditave filipinase. Kjo deklaratë shton edhe më shumë dyshimet mbi rolin e saj në ndihmën pas krimit.

    Ndërkohë, Mark Samson e implikoi nënën që në momentin e arrestimit, duke thënë:

    “Ishte në shtëpi me mua dhe më ndihmoi të laja gjithçka”.
    Më pas, ai u përpoq të ndryshonte versionin, duke pretenduar se kishte vepruar i vetëm.

    Babai i autorit, Rik Samson, për momentin nuk është subjekt i hetimeve, pasi ka rezultuar se nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. Por hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e personave të tjerë, sidomos për transportimin e trupit dhe tentativat për të fshirë gjurmët.

    Autoritetet italiane janë duke verifikuar gjithashtu lëvizjet e autorit përmes celularit të viktimës, të cilin ai e mbajti për një javë pas vrasjes. Të dhënat e mbledhura nuk përputhen me dëshmitë e tij, çka e thellon më tej misterin dhe ngre dyshime mbi bashkëpunëtorë të mundshëm.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor, e martë 8 prill 2025
    Next Article ‘Dorëzohet’ Egli, i thotë Gjestit se akoma ndjen për të

    Related Posts

    Pasaporta shqiptare fuqizohet: renditet në vendin e 46-të në botë

    December 27, 2025

    Alarm në pikat kufitare? Ja masat e reja të Doganës Shqiptare për fundvitin

    December 23, 2025

    TikTok rikthehet në Shqipëri?! Aplikacioni mund të jetë sërish i aksesueshëm ç’po ndodh realisht?

    December 19, 2025

    “Ditëlindje e pazakontë”/ Veliaj mbush 46 vjeç, reagon nga burgu

    December 17, 2025

    Studimi: Koha para ekranit është si shkak ashtu edhe simptomë e sjelljes së keqe të fëmijëve

    December 15, 2025

    Belinda Balluku rikthehet në detyrë: Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO

    December 12, 2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pozitat seksuale më të preferuara nga çiftet në 2025

    December 27, 2025

    Seksualiteti është një pjesë thelbësore e marrëdhënieve dhe vazhdimisht evoluon sipas trendeve, kërkimeve shkencore dhe…

    Çfarë ndodh nëse nuk kryeni marrëdhënie për një kohë të gjatë? Përgjigja e shkencës!

    December 27, 2025

    Si t’i bëni festat magjike për fëmijët pa shpenzuar shumë!

    December 27, 2025

    Si truri juaj mëson edhe nga përvojat që nuk kanë ndodhur kurrë!

    December 27, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by