Teksa Graciano u rikthye në shtëpinë e “BBV3”, ai foli për krisjen në marrëdhënien e tij me Argjirën. Ndërkohë, Argjira, e cila qëndronte jashtë shtëpisë, fillimisht zgjodhi të mos komentonte mbi lajmet për ndarjen e tyre. Më vonë, ajo tha se ishte një moment delikat dhe gjithçka do të sqarohej kur Graciano të dilte nga “BBV3”. Tani, duket se dyshja është përsëri e lumtur së bashku. Këtë e tregon edhe një postim i fundit nga Edi Manushi, ku çifti duket i buzëqeshur dhe shoqërohet me mbishkrimin: “Më bashkë se kurrë!”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/edmanushi/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C12d8iqMTsL/?hl=en