Close Menu
    Të fundit

    Elton Ilirjani I ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    September 9, 2025

    Një histori prekëse që pushtoi rrjetet sociale: Babai që punon me “krahë engjëlli”

    September 9, 2025

    Millennials dhe Gen Z të lidhur me botën por ndryshe me ekranin

    September 9, 2025

    Horoskopi ditor, e Martë 9 shtator 2025

    September 9, 2025

    31 vite sfida, sot një spektakël madhështor: Historia e pabesueshme e Luan Kukajt

    September 8, 2025

    Tirana paralizohet për ndeshjen Shqipëri-Letoni ja masat e policisë që duhet të dini

    September 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Showbiz»Alby rrëfen historinë e trishte të jetës së saj
    Showbiz

    Alby rrëfen historinë e trishte të jetës së saj

    December 26, 20234 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Në “Prime” e mbrëmshëm Alby ka treguar historinë e vështirë të jetës së saj.

    Alby u shpreh se: “Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam dy motra më të mëdha, prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz. Motra e madhe ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin dhe ikën në Greqi.  Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat. Motrën e vogël e takoja vetëm kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë dhe s’më ka folur kurrë keq për të. E kam dashur shumë, kur isha me babin kërkoja mamin, kur isha me mamin kërkoja babin, edhe pse e dija që nuk rrija dot me të sepse ishte në Greqi. Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje.  Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë. Në fillim e kisha shumë të vështirë kur ika në Amerikë, kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla. U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi që isha distancuar nga babi dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajza. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për të. Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat dhe nuk më interesonte. Kur linda vajzën kuptova që duhet t’i falim njerëzit, që nuk i kam dhënë shans për të folur. Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Ai ka kërkuar të flasë me mua por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra se e di që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Por jam shumë e fortë gjithsesi dhe ajo forcë më ka bërë të qëndroj në këmbë dhe gjallë. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia të vret. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë, më e fortë se guri. Më mëson më shumë ajo mua se unë atë, tani kur e bëj diçka e mendoj 100 herë para sepse tani jetoj për vajzën. Atë e kam gjithçka në jetë.  As dita dhe nata nuk ndryshojnë aq shumë saç kam ndryshuar unë pasi lindi vajza. E falënderoj shumë vajzën sepse e kuptoj që e kam pas humbur veten. Në ditët më të këqija bëhem më e fortë vetëm duke e parë. Tani që rritet ka nisur të kuptojë sepse shikon fëmijët e tjerë në shkollë që janë me të dy prindërit dhe më pyet shpesh për të atin. I them gjithmonë që kur të rritesh do të t’i shpjegoj të gjitha sepse nuk e di nëse bëj mirë apo jo nëse ja tregoj. I them që më ke mua për gjithçka dhe s’të lej kurrë, sepse me kujtohet mungesa e babait tim, edhe pse s’kam folur dhe s’doja të flisja me të e ndjej mungesën e atij sepse tani e kërkoj edhe më shumë. Nëse fëmija im s’e ka babin në jetë mundet të ketë një gjysh si shembull, jo vetëm ajo, por edhe unë të kem babain tim. Mami ka vuajtur shumë edhe motrat.

    Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=-O1J6XswL8w&t=3s

    FaberMedia

    Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=297684063030377&set=pb.100083663551893.-2207520000&type=3

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleÇfarë do të thotë ngjyra e buzëkuqit që përdorni
    Next Article Tatuazhet që duhet të bëni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

    Të ngjashme

    Elton Ilirjani I ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    September 9, 2025

    S’tha asnjë fjalë por muzika foli, postimi i Florit që po bën xhiro në rrjet.

    September 8, 2025

    Çfarë ditëlindje! Trendafilat e Luanës kushtuan mbi 75 mijë euro

    September 8, 2025

    Fustani i nusërisë nga Giorgio Armani, mesazhi i ndjerë i Princeshës Charlene

    September 8, 2025

    MTV VMAs 2025: Ja kush i mori çmimet më të mëdha të natës!

    September 8, 2025

    Akoma se keni dëgjuar? Ky është hiti më IN veror i MC Kreshës & Gabrielos

    September 6, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Jetesa “e shpejtë”: A dimë ende të ndalemi?

    August 26, 2025

    Fëmijët dhe ekranet: Ku është kufiri mes dobisë dhe dëmit?

    August 26, 2025

    🎧 Kur Beat-i Modern Takon Traditën: Muzika si Identitet i Rinisë

    August 25, 2025

    Momenti emocionues: Kiara shpërthen në lot kur Luizi ngjitet në skenë me vajzën

    August 20, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.