Close Menu
    Të fundit

    Laert Vasili paralajmëron ish-banorët e BBVA, ‘nëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi’

    June 4, 2025

    Sara Hoxha në një lidhje të re?

    June 4, 2025

    Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Qershor 2025

    June 4, 2025

    Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

    June 3, 2025

    Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin

    June 3, 2025

    Horoskopi ditor, e Martë 3 Qershor 2025

    June 3, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Aktualitet»Alarm në burgjet shqiptare: tre të dënuar rezultojnë me HIV/AIDS
    Aktualitet

    Alarm në burgjet shqiptare: tre të dënuar rezultojnë me HIV/AIDS

    April 15, 20254 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Avokati Saimir Visha ka ngritur shqetësimin për përhapjen e HIV/AIDS në sistemin penitenciar shqiptar, duke bërë të ditur se janë zbuluar tre raste pozitive mes të burgosurve dhe të paraburgosurve, të gjithë meshkuj. Ai e konsideroi këtë situatë si një sinjal të rëndë alarmi për gjendjen e sistemit të burgjeve dhe rrezikun që ajo paraqet edhe për stafin dhe familjarët.

    Avokati Saimir Visha e cilësoi situatën në burgje si serioze, duke kërkuar kujdes nga punonjësit e sigurisë dhe familjarët për shkak të rasteve me HIV/AIDS. Ai theksoi se të infektuarit janë meshkuj dhe kërkoi që të përmirësohen kushtet dhe protokollet në paraburgim. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve pranoi ekzistencën e rasteve me sëmundje seksualisht të transmetueshme, duke theksuar se të burgosurit kanë hyrë në sistem me këto sëmundje.

    Përgjigjia e Drejtorisë së Policisë:

    FaberMedia

    Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

    Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

    Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve.

    Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

    Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku.

    “Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

    Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

    Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous Article“Mua një herë të më provosh…”, deklarata pikante e Luana Vjollcës Ferma VIP
    Next Article Vetem disa ore pas dasmes Gjesti heq unazen, reagon Egli

    Të ngjashme

    Video/Shperthen vullkani Etna, tursitet vrapojne te panikuar

    June 2, 2025

    Dosja 5D/ Denohet ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keci

    May 28, 2025

    “Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiqin”, avokati Stojkoviq zbulon skenarin

    May 27, 2025

    Pas ndërhyrjes në zemër, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

    May 22, 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë

    May 20, 2025

    U qellua teksa ishte live ne TikTok, cfare fshihet pas vrasjes se Valerias?

    May 20, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Sara Hoxha në një lidhje të re?

    June 4, 2025

    Harrojeni Chrome dhe Maps, aplikacioni i ri i Google është ajo që ju nevojitet

    May 31, 2025

    Rezarta Shkurta shokon: Nuk ma beri dhurate burri

    May 24, 2025

    Reagon per here te pare Elvis Pupa pas bujes ne rrjet per kultivimin e kanabisit

    May 24, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.