Një rikthim i papritur duket se po përgatitet në ekranin e Top Channel dhe protagonistja është moderatorja Bora Zemani!
Vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës, duket se planet televizive të Borës kanë marrë një tjetër drejtim.
Së fundmi, emri i saj u përfol edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se rikthimi i saj në ekran do të vijë përmes një formati tjetër.
Bora pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit, gjatë muajit janar. Ky nuk do të ishte një angazhim i ri për moderatoren, pasi ajo ka qenë pjesë e këtij formati edhe më parë.
Nëse ky rikthim konfirmohet, publiku do ta shohë sërish Borën në një prej formateve me të cilat ajo ka bashkëpunuar në të kaluarën.
