Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare për një periudhë pesëvjeçare.
Sipas njoftimit të kryeministrit, skema e re pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027 dhe masa e përfitimit do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje. Konkretisht, për fëmijën e parë do të jepen 5 mijë lekë në muaj, për të dytin 7 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë 10 mijë lekë në muaj.
“Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare.
Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:
5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite
7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite
10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, ka shkruar kryeministri Rama.
