Astronomët kanë zbuluar një objekt të madh qiellor në skajet e Sistemit Diellor, i cili mund të jetë planeti i ri xhuxh. I emërtuar përkohësisht ED138, objekti ndodhet në Rripin Kuiper, një rajon i largët përtej Neptunit, i mbushur me trupa të akullt dhe shkëmborë.
Pavarësisht se e gjithë orbita e tij shtrihet brenda kufirit të orbitës së Plutonit, objekti u identifikua vetëm së fundmi, falë vëzhgimeve të reja astronomike.
Zbulimi u bë i mundur nga të dhënat e mbledhura prej Observatorit Vera C. Rubin në Kili, i pajisur me një nga kamerat dixhitale më të avancuara në botë. Astrofizikani Matthew Holman analizoi të dhënat e observatorit përmes një programi kompjuterik që identifikon objektet në lëvizje, ndërsa bashkëpunimi me shkencëtarë të tjerë mundësoi gjetjen e vëzhgimeve të mëparshme dhe përcaktimin e orbitës së objektit.
Shkencëtarët duhet të përcaktojnë madhësinë e tij dhe të verifikojnë nëse plotëson kriteret e nevojshme për këtë klasifikim. Nëse konfirmohet, ai mund t’i bashkohet pesë planetëve xhuxh të njohur zyrtarisht: Ceres, Plutoni, Haumea, Makemake dhe Eris.
Zbulimi mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë më mirë objektet e largëta të Sistemit Diellor dhe historinë e formimit të tij.
