Delinda Disha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram me një video humoristike ku imiton figurën e njohur ne formatin “Ferma Vip “ Moza Ahmeti. Videoja, e publikuar në profilin e saj zyrtar, është bërë virale brenda pak orësh dhe ka arritur mbi 1 milion shikime në vetëm një ditë.
Në performancën e saj, Delinda ka sjellë me shumë humor dhe origjinalitet mimikat, mënyrën e të folurit dhe batutat karakteristike të Mozës, duke shkaktuar reagime të shumta pozitive nga publiku. Komentet dhe shpërndarjet kanë qenë të shumta, ndërsa ndjekësit e kanë cilësuar imitimin si një nga videot më argëtuese të momentit në rrjetet sociale.
Videoja po vazhdon të qarkullojë me ritme të larta në Instagram dhe platforma të tjera, duke konfirmuar edhe një herë popullaritetin e Delinda Dishës në botën e humorit shqiptar.Si nje nga aktoret me te arrira ne imitim .
https://www.instagram.com/reel/DYXb0NfMEk-/?igsh=OHR5YWFkeTQ2dTN4
