Gjatë vallëzimit Tango truri i dy balerinëve sinkronizohet. Një fenomen i vrojtuar në aktivitete sociale sikurse edhe duetet me kitarrë, por asnjëherë i evidentuar në kërcim.
E kanë vërtetuar pas vrojtimeve të imtësishme me ndihmën e teknologjisë kërkuesit e Universitetit të Colorados Boulder.
Në eksperiment kanë vrojtuar 5 çifte balerinësh të tangos argjentinase, një ndër kërcimet më sensuale e të bukura.
Është ndjekur aktiviteti elektrik i trurit përgjatë kohës së studimit, njëkohësisht edhe sensorët e lëvizjes në gjymtyrë.
Të dhënat tregojnë që kur balerinët lëvizin bashkë, aktiviteti i tyre cerebral nis të ngjasojë gjithnjë e më shumë, një fenomen ky që përkufizohet si çiftim Intercerebral ose sinkronizim neural.
Hapat e tyre dhe çdo lëvizje është e koordinuar në mënyrë perfekte dhe e kundërta ndodh kur aktiviteti i trurit nuk është i sinkronizuar.
Këto tendenca shpjegojnë autorët e studimit, vëzhgohen në tipologji të ndryshme të valëve të trurit, mes të cilave valët beta, që lidhen me gjendje të përqëndrimit masiv dhe aktivitetit mendor, dhe valët theta, më të ngadalta, tipike të momenteve të qetësisë e shplodhjes.
