Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026

    A e bleu Blake Lively vendin në Met Gala? E vërteta që po trazon rrjetin!

    May 6, 2026

    Sekreti i njerëzve që zgjohen gjithmonë me energji

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Fund radhëve në dogana? Prezantohet sistemi i ri digjital

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Në aktivitetin e dates 10 mars, për krijimin dhe funksionimin e dritares së vetme kombëtare për doganat në Shqipëri, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se po përmbyllet faza e dytë e një projekti mjaft të rëndësishëm.

    Bëhet fjalë për një platformë digjitale që ka të bëjë me mënyrën se si bizneset shqiptare bëjnë tregti.

    “Lehtësimi i tregtisë si nevojë që ne kemi për procesin e anëtarësimit të vendit në BE”, tha ajo, duke vënë theksin te fakti se “jemi vend tranzit”.

    “Uroj të mbarojë sa më shpejt implementimi i sistemit. Pas disa vitesh, Shqipëria do jetë 100% e integruar me tregjet europiane dhe uroj shumë që pikat tona kufitare të jenë konkurrente me ato të Europës. Shqipëria të ketë edhe logjistikën burokratike sa më të thjeshtë dhe të mirë”, deklaroi ajo.

    Me këtë sistem, pritet të eliminohen radhët e gjata në pikat doganore.

    “Pa patur nevojë për letra fizike, për dokumente, me një letërnjoftim digjital tregtar, shkëmbyes mallrash, individë, mund do të mund të lëvizin së shpejti të lirë dhe me reduktim thuajse në zero të kohës së tyre përgjatë gjithë rajonit”, paralajmëroi zv.ministri Endrit Yzeiraj.

    Ndërkohë, drejtori i Doganave, Besmir Beja, u shpreh se “ky sistem është pikë e re kthese”.

    “Me një aplikim, nëpërmjet sistemit, do të mund të shqyrtojmë të gjithë dokumentacionin dhe do të mund të operojmë në mënyrë sa më të shpejtë për t’ju përgjigjur kërkesave për import apo eksport mallrash”, tha ai, duke shtuar se Doganat fitojnë një instrument të rëndësishëm verifikimi.

    Platforma NSW parashikon krijimin e një sistemi të vetëm elektronik për paraqitjen dhe shkëmbimin e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare, duke integruar institucionet që lëshojnë dokumente, leje dhe certifikata për procedurat e importit dhe eksportit.

    Në Shqipëri, sistemi do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe do të integrohet me platformën e-Albania, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është institucioni lider për zbatimin e tij.

    Zbatimi i National Single Window synon të:

    • thjeshtojë procedurat e tregtisë ndërkombëtare
    • ulë kostot administrative për biznesin
    • përshpejtojë procedurat e zhdoganimit
    • përmirësojë koordinimin ndërinstitucional
    • rrisë transparencën dhe integritetin në proceset doganore

    Ky sistem kontribuon gjithashtu në përafrimin e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, duke mbështetur procesin e integrimit europian dhe duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

    Përmes këtij sistemi pritet:

    • reduktimi i burokracisë dhe dokumentacionit
    • përshpejtimi i procedurave të importit dhe eksportit
    • rritja e parashikueshmërisë së proceseve tregtare
    • ulja e kostove të transaksioneve për biznesin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 12 Mars 2026
    Next Article E dini cili është vendi më i sigurt në planet?

    Related Posts

    Shqipëria mbushet me makina, Tirana dominon me gati 35% të totalit

    May 4, 2026

    Nga suksesi në tragjedi: miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin në Xibrakë

    May 4, 2026

    Mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të rinjtë

    April 30, 2026

    Çmimet e reja të naftës dhe benzinës, sa do paguani nga sot?

    April 30, 2026

    Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

    April 29, 2026

    HIV rikthehet në nivele alarmante në vend të rinjtë më të prekur

    April 22, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026

    Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

    A e bleu Blake Lively vendin në Met Gala? E vërteta që po trazon rrjetin!

    May 6, 2026

    Sekreti i njerëzve që zgjohen gjithmonë me energji

    May 6, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 6 Maj 2026

    May 6, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by