Një moment totalisht i papritur ka ndodhur gjatë regjistrimeve të emisionit “Për’puthen”, duke sjellë një skandal që përfundoi me largimin e opinionistit Laert Vasilit nga programi. Burime brenda produksionit raportojnë se vendimi u mor pas një situate të krijuar në studio, e cila nxiti reagime të menjëhershme nga stafi dhe konkurrentët.
Gjatë xhirimeve, Laert Vasili ka puthur në buzë një nga konkurrentet e programit, një akt që sipas burimeve nuk ishte rezultat i një marrëveshjeje romantike apo një momenti të mirëkuptuar nga të dyja palët. Veprimi i tij befasues krijoi një atmosferë të sikletshme në studio dhe la jo vetëm stafin, por edhe vajzën e përfshirë, të shtangur.
Pas incidentit, produksioni e konsideroi veprimin si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat e emisionit, duke vendosur largimin e tij të menjëhershëm nga programi. Deri në këtë moment, as Laert Vasili dhe as produksioni nuk kanë dhënë një koment zyrtar publik për ngjarjen apo për mënyrën sesi do të trajtohet ky episod në episodet në vijim.
Ngjarja është shndërruar në një nga temat më të komentuar në rrjetet sociale, ku ndjekësit e emisionit dhe fansat po shpërndajnë opinione të ndryshme për këtë situatë të pazakontë.
