Rezarta Shkurta ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një video relaksuese nga pushimet, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen për mesazhin që shoqëron pamjet.
Teksa shfaqet duke shijuar qetësinë e detit dhe natyrën, Rezarta shkruan:
“Unë e kisha braktisur jetën në qytet për të jetuar këtu, po s’më vjen Ermali”, duke e shoqëruar me emoji plot humor.
Postimi është interpretuar si një batutë e ëmbël, por edhe si një dëshirë e saj për një jetë më të thjeshtë, larg zhurmës së qytetit. Qetësia, deti dhe natyra duket se janë ajo që Rezarta do të zgjidhte pa hezitim, nëse do ta kishte bashkëshortin pranë.
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente pozitive, duke e cilësuar postimin si spontan, realist dhe shumë njerëzor, ndërsa videoja ka marrë pëlqime të shumta në pak kohë
