Elia Zaharia, së bashku me Geraldinën, ka përcjellë një mesazh të ngrohtë urimi me rastin e festës së Krishtlindjes. Në urimin e saj, ajo thekson rëndësinë shpirtërore të kësaj feste të shenjtë dhe mesazhin e përjetshëm që ajo mbart për mbarë njerëzimin.
Sipas Elia Zaharisë, dritat e Krishtlindjes na rikujtojnë lindjen e foshnjës në Bethlehem, një ngjarje që ndryshoi botën duke ndezur shpresën dhe dashurinë e pafund në zemrat e njerëzve. Ajo nënvizon se dashuria dhe sakrifica e Krishtit kanë afruar gjithmonë shpirtin njerëzor më pranë Burimit të dritës.
Mesazhi i plotë



