Arjana Fetahu Gaba është tashmë një emër i konsoliduar në letërsinë shqiptare, e njohur për stilin e saj të butë, emocional dhe të ngarkuar me metafora të thella. Ajo ka botuar disa vëllime poetike që kanë gjetur vend në duart e lexuesve dhe kritikës letrare.
Disa prej librave të saj më të njohur janë:
• “Më zgjo në shpirtin tim një flutur” (2019) debutimi i saj i suksesshëm në poezi.
• “Sa do të doja…” (2021) një vëllim që u vlerësua për delikatesën dhe sinqeritetin emocional.
• “Unë, hëna dhe heshtjet e mia” një përmbledhje reflektimesh që thekson marrëdhënien poetike mes dritës, brendësisë dhe intimitetit njerëzor.
• “Vargjet që s’të thashë” një tjetër libër i saj i pëlqyer, i cili sjell një gjuhë të butë dhe therëse njëkohësisht.
“Pranverat që humbëm” shënon një hap të ri artistik: një poezi më e pjekur, më reflektuese, e cila zhytet në kujtime, humbje, dashuri të pamundura dhe një rikthim të brendshëm drejt shpresës.
Një takim i ngrohtë me poezinë
Ngjarja e prezantimit u zhvillua me hyrje të lirë, duke i dhënë mundësinë lexuesve të takojnë nga afër poeten, të shfletojnë librin e ri dhe të rikthehen te vëllimet e saj të mëparshme. Atmosfera ishte, e qetë dhe e mbushur me emocione një hapësirë ku fjala poetike mori jetë para syve të të pranishmëve.


