ashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përdorimin e përbërësit TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide)në produktet kozmetike për thonjtë, duke përfshirë gelin për manikyr, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të përdoruesve. Ky vendim hyn në fuqi më 1 shtator 2025.
Çfarë është TPO dhe pse ndalohet?
- TPO përdoret si fotoinicues për të ngurtësuar gelin nën dritë UV ose LED.
- Sipas vlerësimeve shkencore, është klasifikuar si dhe mund të jetë toksik për riprodhimin, me ndikime negative në fertilitet. Është kategorizuar në nivelin CMR 1B (Carcinogenic, Mutagenic, Reproductive-toxic)
- Sipas rregullativeve Evropiane, përbërësit me këtë klasifikim nuk lejohen në kozmetikë, për shkak të rrezikut që paraqesin.
Çfarë ndodh nga 1 shtatori 2025?
- Përdorimi, importi dhe shitja e produkteve që përmbajnë TPO do të jetë i paligjshëm në BE dhe Zvicër.
- Pronaret e salloneve dhe distributoret duhet të heqin dorë nga produktet me TPO dhe të kalojnë në alternativa të sigurta dhe të regjistruara sipas standardeve Evropiane.
- Oferta e produkteve me TPO do të pakësohet dukshëm, dhe disa salonë po përballen me nevojën për të hequr nga përdorimi sasi të mëdha gjelash — për shembull në Zvicër, disa kanë pasur nevojë të heqin dorë nga 1500 boja për shkak të kësaj ndalese.