A të ka ndodhur ndonjëherë që sa herë je me dikë që e dashuron thellësisht, të fillosh të ndihesh i përgjumur, pa ndonjë arsye të qartë? Nuk është lodhje fizike, por një gjendje qetësie që të mbyll sytë pa e kuptuar. Sipas psikologëve dhe neuroshkencëtarëve, kjo nuk është rastësi është një reagim shumë njerëzor dhe i lidhur ngushtë me ndjenjën e sigurisë emocionale.
Siguria emocionale dhe trupi që “pushon”
Kur jemi pranë dikujt që e dashurojmë dhe ndaj të cilit ndihemi të sigurt, sistemi ynë nervor futet në një gjendje relaksi të thellë. Aktivizohet e ashtuquajtura sistemi parasimpatik, i njohur edhe si “pushim dhe tretje” që është e kundërta e gjendjes së stresit ose ankthit. Trupi ynë kupton: “Jam në një vend të sigurt. Mund të pushoj.”
Kjo qetësi fizike dhe mendore shpesh përkthehet në ndjesinë e përgjumjes jo sepse je i mërzitur, por sepse më në fund ke gjetur një hapësirë ku nuk ke nevojë të jesh në alarm.
Hormonet e dashurisë dhe relaksit
Të qenit pranë personit të dashur shkakton çlirimin e disa hormoneve që ndikojnë drejtpërdrejt në ndjesinë e relaksit:
- Oksitocina e njohur si “hormoni i përkëdheljes” rrit ndjesinë e lidhjes, qetëson trupin dhe ul nivelin e stresit.
- Serotonina dhe dopamina dy hormone që lidhen me humorin e mirë kontribuojnë në ndjenjën e kënaqësisë dhe sigurisë.
- Të gjitha këto së bashku krijojnë një gjendje fizike dhe emocionale ideale për të fjetur.
Afërsia fizike – qetësi për trupin dhe mendjen
Prekja fizike, përqafimi, mbajtja e dorës apo thjesht qëndrimi pranë njëri-tjetrit, janë sinjale që trupi i përkthen si “gjithçka është në rregull”. Madje, studimet tregojnë se era e personit të dashur mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, edhe nëse ai/ajo nuk është fizikisht pranë në atë moment.
Trupi e njeh ngrohtësinë dhe e lidh me sigurinë njësoj si një fëmijë që fle më rehat në krahët e nënës.
Lëshimi emocional sjell lodhje fizike
Kur je me dikë që i beson, largon maskat, tensionet, përpjekjet për t’u dukur në një mënyrë të caktuar. Ky lëshim emocional është një lloj çlirimi që ndikon edhe fizikisht dhe mund të sjellë lodhje.
Është njësoj si kur pas një dite të gjatë më në fund ulesh në shtëpi vetëm se kjo ndjenjë shkaktohet nga praninë e një njeriu, jo nga vendndodhja.
Nga psikologjia sociale te biologjia një instinkt i lashtë
Nga një këndvështrim evolutiv, të fjeturit pranë dikujt nënkuptonte që ishe në një ambient të mbrojtur. Prandaj, truri i njeriut është mësuar që të ndiejë përgjumje kur ndodhet me dikë të besuar. Edhe sot, ky refleks i lashtë është ende aktiv në mënyrë të pavetëdijshme.