Një tjetër arritje e madhe për muzikën shqiptare! Bashkëpunimi më i fundit mes dy emrave të njohur të skenës muzikore Meda dhe Gold AG ka kapur vëmendjen e publikut ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e 8-të në listat muzikore në Gjermani.
Kënga, e cila është publikuar vetëm pak ditë më parë “Moj Kosove”, ka marrë përmasa virale jo vetëm në platformat shqiptare, por edhe në tregun gjerman, ku muzika nga Ballkani po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë.
Me një kombinim të fuqishëm mes melodisë popullore dhe stilit të rap-it modern të Gold AG, projekti ka kapur zemrat e publikut të të gjitha moshave.
📊 Renditja në Gjermani vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të, klikimeve në YouTube, si dhe shpërndarjeve masive në rrjetet sociale.
Ky sukses është një dëshmi e qartë që muzika shqiptare po thyen kufijtë dhe po hyn fuqishëm në tregjet evropiane, falë talentit dhe bashkëpunimeve të qëlluara.