Seksi — ai moment intim që na afron me personin që duam — shijon ndryshe në varësi të stinës. Dimeri dhe Vera kanë secili atmosferën e tyre unike, që ndikon si në dëshirën seksuale, ashtu edhe në kënaqësinë që përjetojmë. Por… cilën stinë preferojnë çiftet?
🔥 Dimri — intimitet, ngrohtësi dhe afërsi
Sipas disa studimeve, dimri qëndron si stina më e favorshme për intimitet. Temperaturat e ulëta na ftojnë të qëndrojmë brenda, nën batanije, duke shijuar ngrohtësinë e trupit të personit që duam.
Një anketë e kryer nga Lovehoney zbuloi se 57% e çifteve kryejnë marrëdhënie seksuale më shpesh në dimër, sidomos në muajt dhjetor, janar dhe shkurt.
Arsyet? Komoditeti, intimiteti, qëndrimi brenda, si dhe rritja e dëshirës për të qëndruar pranë personit që dashurojmë.
☀ Vera — pasion, liri dhe aventurë
Vera, nga ana tjetër, vjen me energjinë e saj, me ditët e gjata, daljet, pushimet, detin dhe plazhin. Sipas Kinsey Institut, dëshira seksuale rritet me 20% gjatë muajve të nxehtë — kryesisht për meshkujt — falë rritjes së vitaminës D, ekspozimit në diell dhe çlirimit të serotoninës.
Vera nënkupton liri, aventura të reja, takime, puthje në perëndim… që e bëjnë seksin më pasionant dhe spontan.
Cila stinë fiton?
Nuk ka një përgjigje që vlen për të gjithë. Dimeri pëlqehet për intimitet, qëndrimin pranë personit që do, ndërsa Vera pëlqehet për liri, pasion dhe emocione të reja.
Statistikat tregojnë që çiftet kryejnë seks pak më shpesh në dimër, ndërsa cilësia, entuziazmi dhe kënaqësia rriten në verë.