Close Menu
    Të fundit

    Horoskopi ditor, e Premte 6 Qershor 2025

    June 6, 2025

    Alarmante: Telefonat mbajnë mbi 80% të baktereve të zakonshme të njeriut

    June 5, 2025

    Incident në bord, 9 të lënduar: Aeroplani detyrohet të ulët urgjentisht në Gjermani

    June 5, 2025

    Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell

    June 5, 2025

    Dafina Zeqiri publikon pamje nga jahti luksoz me bashkëshortin

    June 5, 2025

    Horoskopi ditor, e Enjte 5 Qershor 2025

    June 5, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    Facebook Instagram TikTok
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Home»Showbiz»Edlira Çepani flet 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani: Jam nje njeri gjysmak
    Showbiz

    Edlira Çepani flet 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani: Jam nje njeri gjysmak

    February 25, 20254 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Email
    Share
    Facebook Twitter Pinterest Reddit WhatsApp Email

    Aktivistja Edlira Çepani, 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, në një intervistë televizive ka zbuluar sesi ua dha lajmin e trishtë dy fëmijëve të tyre.

    Ajo tha se ishte një nga momentet më të vështira në jetë dhe “nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë”.

    “Ishte një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është se ata janë rritur në një familje që i ka dhënë aq shumë dashuri. Me një baba…me dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri që e kanë të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një mungesë kaq e madhe nuk do të plotësohet kurrë. Janë fryti më i bukur i dashurisë tonë, dhe unë sa herë shoh fëmijët në sy, unë aty shoh Gertin. Kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre”, tha Çepani, në emisionin Rudina në Tv Klan.

    FaberMedia

    Rudina Magjistari: Si kanë qenë këto 5 muaj për ty? Si mund t’i përshkruaje dot ti këto 5 muaj pa Gertin?

    Edlira Çepani: Unë nuk jam mësuar të jetoj pa Gertin. Është interesante që në këtë shprehjen që në fakt nuk është në shqip, është në anglisht që “ti je gjysma ime më e mirë”, ai ishte gjysma ime më e mirë. Unë tashmë jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara për hir të fëmijëve. Jam në një ëndërr të keqe që nuk po mbaron. Kjo është një nga problemet më të mëdha, që ti kërkon të zgjohesh por nuk zgjohesh dot dhe sa herë zgjohesh përballesh me një realitet që nuk bie dot dakord. Është diçka me të cilën nuk mësohesh dot dhe është një ndjesi që të gjithë ata që e kanë kaluar një gjë të tillë, një hall të tillë e kuptojnë shumë mirë, është një ndjesi që dhimbja nuk mbaron, ti mësohesh të jetosh me të, ngre kokën dhe ecën përpara dhe mësohesh të vësh ditë pas dite një maskë që të mundëson të dukesh sikur po jeton një ditë normale që për ty nuk është. E thashë pak edhe në fillim, mbështetja e jashtëzakonshme e çdo njeriu që unë kam takuar, që më ka përqafuar fort, që më ka shkruar ka qenë një forcë e madhe për mua për të gjithë familjen. Në këto 5 muaj, sa herë unë dal në rrugë, ka njerëz të cilët më ndalojnë, më thonë ndjesë se nuk të njoh por doja të të jepja një përqafim dhe kjo është një nga forcat më të mëdha që ne kemi pasur. Njerëz pafund që më kanë shkruar historitë e tyre, gra që më kanë treguar eksperiencat e tyre që ishin të ngjashme me këtë dhe më kanë dhënë forcë për të ecur përpara dhe për t’u bërë një zë edhe për ato. Gra të cilat më kanë shkruar për shumë lloje eksperiencash të cilat jo gjithmonë janë të mira. Më kanë treguar sesi nuk ia kanë dalë dot, sesi kanë qenë vetëm, sesi duke më parë kanë gjetur forcë edhe ato për të ecur përpara dhe kjo më ka dhënë forcë edhe mua, edhe një lloj përgjegjësie për të shtyrë përpara të gjitha gjërat çuar përpara atë mision që ne kishim nisur bashkë me Gertin qëkur u kthyem, qëkur vendosëm të ktheheshim në Shqipëri. Ne kishim dëshirën që Shqipëria, të bënim diçka, të jepnim një kontribut dhe ai realisht u mundua me gjithë shpirt, me gjithë vështirësitë që kishte dhe gjithë problematikat që dalin në Shqipëri kur ti je një njeri që do të ecësh me integrritet, do të ecësh në rrugën e drejtë.. ai ia doli sepse mirësia e tij, integriteti i tij, gjithë ajo çka kishte bërë i bashkoi të gjithë njerëzit. Kjo është një nga trashëgimitë më të bukura që na ka lënë, mua, fëmijëve, familjes së tij, të gjithë neve që e donim dhe atyre që besojnë se një jetë me vlera ia vlen.

    Kujtojmë që Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur më datë 18 shtator teksa ndodhej në ambientet e një hoteli në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij, kur pësoi një goditje në zemër.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi ditor, e Martë 25 Shkurt 2025
    Next Article Miku i Eglit del kundra, i bashkohet Olsit: Paske pas hall të madh!

    Të ngjashme

    Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell

    June 5, 2025

    Dafina Zeqiri publikon pamje nga jahti luksoz me bashkëshortin

    June 5, 2025

    Laert Vasili paralajmëron ish-banorët e BBVA, ‘nëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi’

    June 4, 2025

    Sara Hoxha në një lidhje të re?

    June 4, 2025

    Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

    June 3, 2025

    Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin

    June 3, 2025
    FaberMedia
    Kryesore

    Sara Hoxha në një lidhje të re?

    June 4, 2025

    Harrojeni Chrome dhe Maps, aplikacioni i ri i Google është ajo që ju nevojitet

    May 31, 2025

    Rezarta Shkurta shokon: Nuk ma beri dhurate burri

    May 24, 2025

    Reagon per here te pare Elvis Pupa pas bujes ne rrjet per kultivimin e kanabisit

    May 24, 2025
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    FaberMedia
    Faber Media
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2025 Faber Media. Designed by Faber.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.