Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur te vizitoj nje vend krejtesisht te vecante dhe te rrezikshem ndryshe nga heret e tjera. Pas nje ndalese te shkurter ne Aman te Jordanise ai eshte nisur drejt Damaskut ne Siri. Ne nje video ne instagramin e tij ai tregon se distanca nga Amani ne Damask eshte rreth 4 ore me makine dhe ai e peshkruan si nje destinacion te veshtire per te hyre. Per te arritut ne Damask Blendit iu deshen 4 makina dhe 6 bodyguard. Gjithashtu ai tregon se duhen rreth 2 ore e gjysme per te kaluar kufirin per shkak te procedurave te veshtira.
Por mesa duket Blendi ja ka dal te kaloj kufirin dhe te hyjne ne Siri. Ai ka postuar dhe nje video ne hyrje te qytetit te Damaskut ku ndodhet ne pranine e disa personave vendas dhe shprehet se Damasku eshte nje qytet teper i qete dhe aspak i rrezikshem ashtu sic shume mund ta imagjinojne. Njerezit jane jashtezakonisht miqesor shton ai. Damasku eshte nje qytet i vjeter si ne infastrukture ashtu edhe ne te dhena arkeologjike. Ndertesa te rrenuar nga bombardimet si dhe mbetje te kolonave apo fortifikimeve nga antikiteti jane ato qe e karakterizojne kete vend i cili ka qene nje vater zjarri per vite te tera.