Banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Eduard Kuci, i cili u largua parmbrëmë nga spektakli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas përfundimit të natës. Ai ka ndarë një fotografi, ku shihen shikimet e prime-it të kaluar, duke theksuar se nuk është hera e parë që po thyen rekorde.
Ai ka shprehur krenari për arritjet e tij dhe ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë një lidhje të fortë me publikun dhe shokët e tij. Gjithashtu, ai ka ndarë një fotografi me banorin tjetër, Drilon Rama, duke shprehur mbështetje për të dhe duke thënë se do ta presë me duar të hapura edhe jashtë shtëpisë.