Të hënën, më 16 shtator, krijuesja e hiteve Espresso iu drejtua Instagramit të saj dhe ndau një fitore tjetër të madhe teksa përgatitej për turin e saj të shumëpritur.
Këngëtarja tregoi suksesin e saj duke shpërndarë një pamje të postimit të Billboard, duke theksuar se albumi i saj ka dominuar Billboard 200 me një varg prej tre javësh.
“Faleminderit për 3 javë në #1 🙂 Turneu i shkurtër dhe i ëmbël fillon në NJË JAVË! Kush vjen?” ka shkruar këngëtarja .
Në postim, Carpenter ndau një varg fotosh, duke mbajtur një pasqyrë që i zbulonte pjesërisht fytyrën ndërsa mbante një furçë flokësh në dorën tjetër.
Fotografia e dytë shfaqte imazhin e arritjes së Billboard-it, ndërsa fotot e mbetura ishin nga prapaskenat e regjistrimit të albumit të këngëtares.