Ledion Liço ka ndarë përvojat e tij të fillimeve të karrierës, drejtimin e Top Albania Radio-s, prezantimin e “Big Brother Vip” dhe themelimin e Top Channel Films. Gjatë intervistës në episodin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurti, Liço ka reflektuar mbi fillimet e tij në Top Media.
“Fillimisht, dëshira ime ishte të merresha me muzikë. Muzika ishte ajo që më thërriste, më ndryshonte, më jepte forcë dhe ngushëllim më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo përfshinte muzikën, librat dhe kinematografinë. Muzika ishte qëllimi im fillestar, por rrugës u dashurova me median në një mënyrë tjetër. Të qenit i famshëm ka qenë gjithmonë një efekt anësor. Jam një person introvert dhe nuk e shoh famën si qëllim, por është pjesë e punës që bëjmë,” tha Liço.
Ai gjithashtu kujtoi hapat e parë në radio. “Kur erdha për herë të parë në Top Albania Radio, isha 16 vjeç. Ishte një thirrje për “Select,” për prezantues të rinj. Bëra një provë që u transmetua. Nëna ime e pa dhe më tha: ‘Kështu do e nisësh ti me “Hej njerëz”? Mamatë gjithmonë janë kështu në fillim… Nuk më morën menjëherë në punë, por gati një vit më pas, u hap një format për talente të reja dhe kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Aty ishin shumë emra që sot e kësaj dite ia kanë dalë, si Bes Kallaku, Nijada Saliasi dhe të tjerë.”
Burimi i lajmit: https://youtu.be/NiUyej6u9B0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7hXVXINEjF/?igsh=OGJsY252emlndHo1