Xhesika Elezi, ish-pjesëmarrëse e “Love Island Albania”, zbuloi në emisionin “Natën me Aulonën” detaje mbi lidhjen e saj me Denisin, gjithashtu ish-konkurrent i “Love Island”.
Marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze me kalimin e kohës, pasi ata po bashkëjetojnë. Megjithatë, Xhesika thekson se ende nuk ka një unazë në gisht.
“Ne filluam të bashkëjetojmë që në “Love Island” dhe tani po ecim përpara lart e me lart”, tha Xhesika.
Çfarë do të thotë kjo? Ende nuk shoh një unazë në dorën tënde?
“Ajo është në dorë të Denisit,” u përgjigj Xhesika.
Ajo shpjegoi se për momentin, planet e tyre për të ardhmen duhet të presin për shkak të detyrimeve familjare.
“Sa i përket bashkëjetesës, kam disa detyrime familjare me vëllain dhe mamin që nuk më lejojnë të shkëputem papritur dhe të filloj jetën time. Arsyeja që u largova nga Italia nuk ishte puna, por familja. Edhe pse kam pasur një punë të shkëlqyer, asgjë nuk krahasohet me mbështetjen e familjes. Kjo ishte arsyeja që u ktheva në Londër, për të qenë afër familjes time. Deri në momentin e duhur, kur të jem e sigurt që gjithçka ka marrë drejtimin e duhur, atëherë do të vazhdoj rrugën time me Denisin. Për momentin, po ndajmë përditshmërinë tonë me familjet tona, dhe kjo është një pasuri e madhe, të kesh lirinë të përjetosh jetën me personin tënd të dashur bashkë me familjen,” tha ajo.
Sa i përket planeve për fëmijë, Xhesika tha: “Kur të ndodhë, do të ndodhë!”
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C3v_ZxzoXPn/?igsh=czRhOGFrbzZkbzQ0