Mbrëmja e kaluar në “Ferma VIP” ishte shumë emocionale dhe mbushi me lot. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u takua me nënën e saj, një moment prekës për banorët, ndërsa moderatorja Fjoralba Ponari u emocionua dhe shpërtheu në lot. Ajo kujtoi nënën e saj të ndjerë, duke ndarë për herë të parë se sa krenare ishte e ëma për imazhin që Fjoralba kishte ndërtuar në publik. Fjoralba, mes lotësh, tregoi se edhe kur i mungon dëshira për t’u zgjuar dhe për të drejtuar emisionin, mendimi për dëshirën e nënës së saj e motivon të vazhdojë përpara.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=pmmGaE12NYU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6otrVZN8Iu/?hl=en